Kurti e mbron Fitore Pacollin pasi filluan talljet kundër saj

Aktuale

Kurti e mbron Fitore Pacollin pasi filluan talljet kundër saj

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:51
Fitore Pacolli dhe Albin Kurti

Tashmë disa ditë ka filluar një tallje në rrjetet sociale kundër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit.

Kjo pasi ka dhënë një intervistë për media dhe një titull i një mediumi ishte bërë në atë mënyrë që më pastaj të nis fushata e talljeve për ujë të pijës.

Krejt kjo ka ndodhur pasi Qeveria ka nxjerr vendim që lokalt e gastronomisë të furnizojnë me ujë të pijës mysafirët që i frekuentojnë ato.

Por, është deputetja tjetër e LVV-së, Tinka Kurti e cila i ka dalë në mbrojtje kolegës së saj Fitore Pacollit.

Lexojeni postimin e plotë të deputetes së LVV-së, Tinka Kurti.

Qeveria nxjerr vendim për furnizim me ujë të pijshëm në lokalet e gastronomisë (për rastet që veç nuk e bëjnë). Instituti Kombëtar i Shëndetësisë jep pëlqimin për këtë dhe rekomandon njëjtë. Deputetja Fitore Pacolli si Kryetare e Komisionit për Mjedis flet në media për këtë vendim. Gazetari nxjerr një titull pa asnjë fjalë të thënë prej znj. Pacolli. Pas këtij shtrëmbërimi nis një fushatë talljeje. Pra me kauzë ujin. Në kulmin e nxehtësisë. Një organizim që e përbuz ujin. Madje prej njerëzve që kanë jetuar në Evropë e Amerikë ku po garohet me këtë çështje. Të ketë pra, ujë kudo që është e nevojshme dhe e mundshme. Pa pagesë. Për të gjithë.

Ata që kanë dashur ta privatizojnë edhe ajrin sigjrisht që tallen me ofrimin e ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat