Demhasaj thotë se për dallim nga SHBA-ja, BE-ja deri tani nuk ka thënë se si duhet të përfundojë dialogu

Aktuale

Demhasaj thotë se për dallim nga SHBA-ja, BE-ja deri tani nuk ka thënë se si duhet të përfundojë dialogu

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:46
Arton Demhasaj

Ka pasur një dallim esencial nga ajo çka kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dialog nga ajo çka ka kërkuar Bashkimi Europian. Kështu ka deklaruar analisti Arton Demhasaj.

Sipas tij, epilogu përfundimtar i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Struktura, zyrtarët e BE-së asnjëherë nuk kanë dalë të thonë si duhet të përdundojë dialogu. Vetëm kanë thënë një marrëveshje ligjërisht e obligueshme. Kaq kanë kërkuar. Por cili është epilogu i asaj marrëveshjeje asnjëherë nuk e kanë përmend, përpos Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Edhe për viza ka pasur thirrje nga vet Washingtoni zyrtarë ndaj Brukselit që me marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën. Ka pasur presion edhe nga atje kështu që ka pasur tema çështje që nuk kanë pasur pajtim. Por është mirë që fillimisht kemi një pajtim nga ShBA, Gjermania e shpresojmë që kjo të rritet edhe në shtetet tjera të Bashkimit Evropian, kjo i jep zgjidhje dialogut”, tha Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat