Një delegacion i NATO-s viziton sot Kosovën

Aktuale

Një delegacion i NATO-s viziton sot Kosovën

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Këshilli i Atlantikut të Veriut do të vizitojë sot KFOR-in, misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s. Takimet në terren do t’i kryesojë Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

Geoana do të takohet me presidenten Vjosa Osmani pasditen e së enjtes, ndërsa mediet do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit.

Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një bashkëbisedim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat