​IPK shënoi 16-vjetorin e themelit, lavdërohet për aksionet e sivjetshme

Aktuale

​IPK shënoi 16-vjetorin e themelit, lavdërohet për aksionet e sivjetshme

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot ka shënuar 16-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Edhe në këtë përvjetor kjo organizatë shprehu përkushtimin në përmbushjen e misionit të tyre në luftimin e çdo të keqeje që kërcënon Policinë e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj u shpreh se në fillimet e tij ky organ mbikëqyrës ka nisur punën me një ekip të vogël dhe se përgjatë rrugës radhët e hetuesve janë shtuar.

Hodaj tha se falë përmbushjes së detyrave IPK është institucion që gëzon besimin e qytetarëve, prandaj mbi 2 mijë ankesa kanë trajtuar vitin e kaluar.

Ai tha se këtë vit kanë realizuar operacione të suksesshme në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi.

Hodaj: Vitin e kaluar kemi trajtuar më shumë se 2 mijë ankesa

Sot sigurisht jemi më shumë më të strukturuar dhe më profesional, kjo si rezultat i një përkrahje të vazhdueshme dhe të fuqishme të partnerëve ndërkombëtar... Angazhimi i gjithë strukturës së IPK-së në përmbushjen e detyrave përkatëse ka ngritur në vazhdimësi përkrahjen dhe besimin e qytetarëve të Kosovës këtë e dëshmon rritja në vazhdimësi e ankesave që paraqiten në IPK .Në vitin që lamë pas kemi trajtuar një numër rekord të ankesave më shumë se 2 mijë të tilla dhe ky trend po vazhdon dhe këtë vit. Trajtimi serioz dhe hetimi profesional i këtyre ankesave ka bërë që rezultate tona në luftimin e keqpërdorimeve në radhët e Policisë të jenë evidente duke përfshirë këtu raste të mëdha të arrestimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion. Këtë vit kemi realizuar operacione të suksesshme dhe hetime në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi, përmes operacioneve tashmë aksioneve Pika 1 dhe 2 duke arrestuar dhe suspenduar numrin më të madh ndonjëherë të zyrtarëve policor në një kohë relativisht të shkurtër”, tha ai.

Ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi shprehu mbështetjen për punën e IPK-së, e cila, siç tha si, përkthehet në punë më të mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës.

Kelmendi: Kryeprokurori i Shteti ofron mbështetje për IPK-në

Jam ndier i privilegjuar për bashkëpunimin që kemi pasur dhe mendoj se do ta kemi në vazhdim, bile konsideroj se bashkëpunimi jonë do të jetë edhe më i avancuar dhe më profesional në të ardhmen. Iu uroj suksese më të mëdha, uroj që sukseset tuaja të jenë suksese edhe në të mirën e gjithë policëve të Kosovës sepse puna juaj ndikon në punën e mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës, andaj do ta keni mbështetjen tonë do të jemi bashkë me ju për të bërë punën në interes të gjithë qytetarëve në veçanti institucioni që ju e mbikëqyrni që është Policia e Kosovës”, tha Kelmendi.

Atasheu i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe tha se IPK ka një mandat të rëndësishëm për të inspektuar proceset policore dhe krimet e kryera nga Policia e Kosovës.

Ajo përgëzoi IPK për dy aksionet kufitare që pasuan me arrestimin e zyrtarëve policor.

Riffe: Pres që të bëheni edhe më të shkathët në rrugën tuaj drejtët ë ardhmes

"Si organizatë ju keni një mandat të rëndësishëm dhe unik që t’i inspektoni proceset policore dhe t’i investigoni krimet e kryera nga Policia e Kosovës një detyrë shumë e nevojshme dhe rëndësishme që kërkon shkathtësi të specializuara dhe përvojë dhe dituri. Detyra juaj është që të keni besim tek qytetarët dhe Policia dhe që të ndihmoni Policinë dhe të shihni detyrën e tyre që PK të ketë stafin të cilin e zbatojnë ligjin... Ditët dhe muajt në vijim unë pres nga ju që të bëheni edhe më të shkathët në rrugën tuaj drejtë ardhmërisë nëpërmes këshillimit të mirë shkathtësitë tuaj ju do të keni të gjitha mjetet që kërkohen për të luftuar.”, theksoi ajo.

Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport u shpreh se kanë ndihmuar IPK-në në zhvillimin e saj në aspektin hetimor dhe inspektues.

Davenport: IPK vazhdimisht është përmirësuar

“IPK ka dashur që në vazhdimësi, dhe jeni përmirësuar dhe më vjen mirë që e them se nga viti 2017, misioni i OSBE -së edhe njëherë është riangazhuar për Inspektoratin për trajnime shumë të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të marrjes në pyetje dhe hetimeve sa i përket korrupsionit dhe integritetit dhe shumë fusha tjera që janë shumë të rëndësishme për mandatin tuaj... Shoh që përkrahja jonë për Policinë e Kosovës është e rëndësishme dhe misioni i tyre është që të kemi një sektor të sigurisë të qëndrueshëm që mund ta luftojnë krimin që të mund të mbrojmë të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Në këtë përvojë Inspektorati Policor i Kosovës ndau mirënjohje edhe për partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat