​COVID, 56 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Aktuale

​COVID, 56 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se 56 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 pozitivë në klinikat COVID në QendrënKlinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 16 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Pejës me 11 pacientë COVID pozitivë.

Gjithashtu, raportohet se një foshnje me COVID është duke marrë trajtim në Neonatologji.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 16 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat