Kurti flet për zgjedhjet e brendshme në LVV

Aktuale

Kurti flet për zgjedhjet e brendshme në LVV

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 14:38 më 17.07.2022
Albin Kurti

Zgjedhjet e brendshme, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën

Kryeministri Albin Kurti, foli për “një moment tepër të rëndësishëm”, ndërsa ftoi për “pjesëmarrje sa më të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së tha se do t’i zgjedhin strukturat drejtuese dhe ato të deleguara të partisë për secilin vendbanim, ndërsa theksoi krijimin e një rregulloreje të re për mërgatën.

“Qendrat e LVV-së në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën e njëjtë të organizimit sikurse në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se LVV-ja do të ketë edhe dy struktura të reja, të Gruas për Vetëvendosje, dhe Rinisë për Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje sot mban konferencë për media, flet Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim e kësaj partie.

Në këtë kmonferencë do të flasin kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti, sekretarja, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti

“Nesër, 17 korrik 2022, në orën 14:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media në të cilën flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat