Ministri Aliu takohet me John Kerryn në Berlin

Aktuale

Ministri Aliu takohet me John Kerryn në Berlin

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:16
Liburn Aliu dhe John Kerry

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është takuar në Berlin me të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-ve për klimën, John Kerry.

Takimi është duke u zhvilluar në kuadër të një organizimi për klimën në Berlin.

Aliu e ka falënderuar Kerry-n për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“ShBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat