Ish-koloneli i FSK-së: Shqipëria ka qenë nëna e madhe për Kosovën dhe ushtarët e UÇK-së

Aktuale

Ish-koloneli i FSK-së: Shqipëria ka qenë nëna e madhe për Kosovën dhe ushtarët e UÇK-së

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:55
Afrim Veseli

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar presidentes së Kosovës, në lidhje me mos-reagimin e saj për miratimin e rezolutës kundër Dick Martyt në Shqipëri.

Veseli thotë se Shqipëria ka qenë “nëna e madhe”, që asnjëherë nuk e ka braktisur Kosovën dhe ushtarët e UÇK-së.

“Presidente e Kosovës, Shqipëria nuk e ka nevojën e askujtë për përshendetje speciale. Shqipëria për Kosovën dhe ushtarët e liris të UÇK dhe e brezave, ka qenë nëna e madhe që kurr si ka braktis. E shumë nga luftëtarët ndër breza kanë vdek me mallin dhe emrin e saj”, ka shkruar ai.

Tutje ish-koloneli ka thënë se Shqipëria ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, derisa ka potencuar se ndoshta dashuria e presidentes për Shqipërinë nuk është aq e madhe sa e qytetarëve të Kosovës.

“Shqipëria në luftën për liri dha buk e kulëm mbi kokë, dha pushkë e top, Shqipëria dha shumë për lirin e Kosovës. Tek e fundja Ju jeni veq një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe që Ju dhe secili si Ju as nuk qoni peshë”, ka theksuar Veseli.

Ndërkaq, presidentja Osmani sot e pyetur për rezolutën e Shqipërisë kundër Dick Martyt, tha se nuk është e nevojshme që të përshëndetet.

Unë besoj që ju konfirmimin tonë sa i përket pastërtisë së luftës, e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për atë pastërti është i përditshëm, në çdo frymëmarrje tonën”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat