Gashi tregon kur do të shkojë Abdixhiku në ShBA

Aktuale

Gashi tregon kur do të shkojë Abdixhiku në ShBA

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:14
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të vizitojë ShBA-në në vjeshtën e këtij viti.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj vizite Abdixhiku do të ndërtojë raporte dhe qëndrime të caktuara.

“Unë pres që në vjeshtë të ketë, sepse ka pas ftesa sepse janë shtu qëllimshëm sepse ishte akoma në fazat e veta të fillimit të Qeverisjes të zotëri Kurtit. Dhe pres sipas informacioneve që kam që në vjeshtë të pritet një vizitë zyrtarë në ShBA dhe gjatë kësaj vizite të shohim pozicionimet dhe qëndrimet që do të kemi atje.”

“Pres që kryetari i LDK-së në vjeshtë të vizitojë ShBA-në dhe të ndërtoj raporte dhe qëndrime të caktuara”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat