Artan Abrashi i LVV-së paralajmëron fitoren e madhe

Aktuale

Artan Abrashi i LVV-së paralajmëron fitoren e madhe

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:18
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është deklaruar pas lajmeve të fundit se Qeveria Kurti mund të bie në “vjeshtën e vonë”.

Madje, kolegu i tij, Fatmir Humolli i ka dhënë afat prej shtatë muaj kryeministrit Albin Kurti se nëse nuk realizohen kërkesat e tij, atëherë do të votojë pro rrëzimit të qeverisë.

Për krejt këto ngjarje, Abrashi ka thënë se pak ka rëndësi se kur mund të bie qeveria, teksa është shprehur i bindur se humbja e opozitës do të jetë e thellë, kurse fitorja e LVV-së do të jetë e madhe.

“Në vjeshtë, në dimër, në shën gjergj apo në 2025. Pak ka rëndësi. E rëndësishme është se humbja e tyre do të jetë e thellë, kurse FITORJA jonë e madhe #VETËVENDOJE”, shkroi ai në Facebook-un e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat