Vuçiq ‘dorëzohet’ pas trazirave në veri, pranon të takohet me Kurtin

Aktuale

Vuçiq ‘dorëzohet’ pas trazirave në veri, pranon të takohet me Kurtin

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 20:14
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke se është dorëzuar para presionit të ndërkombëtarëve dhe ka pranuar të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Dihet se vetëm javë më parë dështoi një takim i paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiqit, pasi u raportua se ky i fundit refuzoi një ftesë të tillë.

Presidenti serb tha për RTS se do të shkojë në takimin në Bruksel, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo, Vuçiqi potencoi se nuk pret asgjë nga kjo, sepse sipas tij kushdo që mendon se është e mundur të ruhet paqja me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është. shumë gabim.

Ai tha se dy mbrëmje më parë është shmangur skenari më i vështirë, se Serbia ishte një hap larg fatkeqësisë.

“Ishim në prag të katastrofës, disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe nuk e kuptojnë Serbinë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se nesër do të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deris bëri të ditur se ka biseduar me shumë liderë botërorë, përfshirë Macron dhe Lajçak të paktën 10 herë.

"Mesazhet janë ato që i lexoni çdo ditë. Kemi kaluar dy-tri ditë të vështira dhe do të kemi ditë më të vështira. Albin Kurti dhe autoritetet e Prishtinës thjesht kanë ndërmarrë hapa. Pavarësisht të gjitha incidenteve, njerëzit kanë jetuar relativisht të qetë. Ato veprime çojnë në trazira dhe deri në atë pikë sa jemi në prag konflikti. Kurti gjithmonë pak a shumë merr mbështetjen e shteteve të QUNIT-it. Ata i referohen marrëveshjes së vitit 2011, që është shumë e keqe për ne. Nuk mund të hyjmë në territorin e Serbisë qendrore me letërnjoftime të Kosovës, sepse do ta njihnim ekzistencën e shtetit”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat