Partia e Abazoviqit: Nuk ka shumicë parlamentare për ta rrëzuar Qeverinë

Aktuale

Partia e Abazoviqit: Nuk ka shumicë parlamentare për ta rrëzuar Qeverinë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:09
Dritan Abazoviq

Partia “Ura” që drejtohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se nuk ka shumicë për ta rrëzuar Qeverinë.

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe të cilën e nënshkruajti Dritan Abazoviq, menjëherë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit nga pushteti.

Por partia e tij s’është e shqetësuar, pasi thonë se s’ka shumicë për rrëzim.

“Ne besojmë se Parlamenti i Malit të Zi dhe partitë në të do të dinë të përcaktohen në mënyrën e duhur sipas një politike shtetërore të përgjegjshme dhe racionale kundër intolerancës, tensioneve të pabaza, problemeve dhe ekstremizmit”, thuhet në njoftimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat