Zhvillimet në veri, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Aktuale

Zhvillimet në veri, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:29
Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para objektit të Qeverisë së Kosovës

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë janë parë duke shkuar në zyrë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërsa nuk është paralajmëruar një takim i tillë.

Kjo vizitë e ambasadorëve të QUINT-it vie pikërisht pas zhvillimeve të shumta të cilat ndodhën të dielën në veri të vendit.

Image
Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para objektit të Qeverisë së Kosovës

Serbë të shumtë u mblodhën të dielën në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Pas alarmit të aktivizuar në qendër të Mitrovicës së veriut, serbë të shumtë ishin grumbulluar duke vendosur kështu barrikada të shumta në rrugët që qonin drejt pikave kufitare.

Kësisoj shumë mërgimtarë u bllokuan për disa orë radhazi, në pamundësi të kalimit në këtë anë.

Përpos kësaj, në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Pas shumë zhvillimeve të vazhdueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Qeveria që të anulojë vendosjen e reciprocitetit që pritej të fillonte në orët e mesnatës.

Kësisoj deri më 1 shtator mbetet të shihet vendimi i radhës nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të vendosjes së reciprocitetit për dokumentet dhe targat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat