Kurti tregon arsyen e shtyrjes sē zbatimit të reciprocitetit

Aktuale

Kurti tregon arsyen e shtyrjes sē zbatimit të reciprocitetit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 12:21
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti thotë se shtyrja për një muaj e zbatimit të reciprocitetit me targa dhe dokumente e kanë shtyrë shkaku i fushatës së fuqishme dezinformuese të Beogradit te serbët e Kosovës .

“Përshkak të fushatës të madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës ne kemi pranuar tek faktorët amerikanë dhe evropianë ta shtyjmë zbatimin deri më 1 shtator, përshkak të fushatës së tmerrshme të dezinformimit jo përshkak të mungesës të fushatës tonë.  Nuk ka pasë qytetar që ka dashtë të informohet që nuk është informuar por është e vërtetë se ka qenë shumë më e fuqishme fushata e dezinformimit”, tha Kurti.

Kurti para deputetëve të Kuvendit tha se me datën 1 gusht janë lëshuar 2679 dokumente në pikat kufitare me Serbinë.

“Përvec kësaj e kemi pasur edhe vendim që duhet të ketë një dokument për të gjithë ata që kanë dokumente të Serbisë që me atë dokument të mund të identifikohet nga autoritetet tona pasi edhe në Serbi zbatohet e njëjta gjë. Cdo qytetar i Kosovës kur e kalon kufirin me Serbinë ia japin një dokument që duhet ta përdorë në atë territor dhe ne me datën 1 gusht kemi lëshuar 2679 dokumente të tilla mesatarisht për 20 sekonda ndërkaq kur shkon në Serbi shkon nga 10 minuta deri 1 orë. Pra ne jemi shumë më efikas në këtë aspekt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat