Kurtin e bën dallimin mes Rakiqit e Radojiçiqit, kështu i sheh ai ata

Aktuale

Kurtin e bën dallimin mes Rakiqit e Radojiçiqit, kështu i sheh ai ata

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 12:28
Albin Kurti dhe Goran Rakiq

Kryeministri Albin Kurti në kundërreplikat me deputetët e opozitës ka thënë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj Milan Radojiçiq nuk janë identik.

Sipas Kurtit, Radojiciq është në listën e zezë të Thesarit amerikan dhe ka fletarrest, kurse Rakiq s’është në listë të zezë.

“A janë krejtësisht të ndryshëm Rakiqi dhe ai kryekrimineli Radojiciqi nuk mund të them sepse janë në të njëjtin subjekt, a janë identik prapë s’mund të them a e dini pse se ai kryekrimineli është në listë të zezë dhe ka fletëarrest, si dhe në listë të zezë s’është Rakiqi sikurse ai kryekrimineli pra nuk janë të identik”, tha Kurti.

Ai tha se opozita e tanishme kur ka qenë në pushtet ka votuar rezolutë kundër reciprocitetit me Serbinë.

“Për tre vjet me gaz nuk vishin paret nuk nënshkrueshin marrëveshjet te na me bateri u nënshkruan mbi 200 milionë. Kurrë mos harroni se disa gjëra që kanë ndodhur në vitet e kaluara kanë qenë në kuadër të shkëmbimit territorial që ka nisë me frazën “ëe are not problematic guys”. Të gjitha këto elemente kanë qenë në dritën e shkëmbimit territorial që kanë dështu si projekt.Reciprociteti në këtë Kuvend është hedhë poshtë, keni bë rezolutë kundër reciprocitetit më 14 janar 2012. U janë dashur juve më shumë se 10 vjet për ta mbështet reciprocitetin dhe të më thuani mua bëje më shpejt”, tha ai.

Duke folur për pagat e policëve, Kurti tha se s’kanë garuar me premtimin për rritje pagash por për punësim.

“Duhet ta kuptoni një gjë, pagat, pagat, pagat unë e di se jeta është bërë më e vështirë në Kosovës, parulla jonë që i kemi fitu zgjedhjet është drejtësi dhe punësim jo rritje të pagave, ju keni garu me rritje pagash dhe keni humbë. Prandaj parullën tuaj s’mund t’ua realizoj unë. Ne do ta bëjmë ligjin e ri të pagave”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha tutje se nëse veprimi i 31 korrikut në veri do të ishte gabim, populli do ta mbushte sheshin në protesta.

“Është e rëndësishme që unë e kuptoj plotësisht se duhet ta bëni opozitën por po të kishte qenë shkelje vendimi jonë i mbrëmjes së 31 korrikut, po të mos e kishte kuptu populli se është i drejtë sot do të ishte sheshi plot qysh e këna mush na kur vishin zajednica e shkëmbimi territorial për me u ratifiku këtu. Populli i Kosovës po e din shumë mirë që kemi vepru shumë mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat