Sami Lushtaku: Bekim Berisha e kompletoi luftën e UÇK-së

Aktuale

Sami Lushtaku: Bekim Berisha e kompletoi luftën e UÇK-së

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:38
Bekim Berisha – Abeja

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakiu, ka thënë se Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” me përvojën e tij e ka kompletuar luftën e UÇK-së.

Në emisionin Info Magazine, ai ka theksuar se dihet botërisht që “Abeja” ka qenë i përgatitur për luftë dhe kontributi i tij në trajnimin dhe organizmin e ushtarëve të rinj ka qenë një prej shtyllave kyçe të tij.

“Jemi njohur shumë herët dhe ai [Abeja] ka qenë i vendosur që me çdo kusht të vijë në Kosovë dhe ta japë eksperiencën që e ka fituar në Kroaci”.

“Takime tona kanë qenë edhe më herët sidomos njohja e Fehmi Lladrovcit me të, por unë pastaj e kam vazhduar kontaktin me ‘Abejën’ si dhe me shumë bashkëluftëtarë të tjerë që kanë qenë të interesuar të hyjnë në Kosovë”.

“Secili prej nesh ka menduar që lufta guerile do të vazhdojë, por kur kemi hyrë në Kosovë, e kemi parë se ka qenë e pamundur që të vazhdohet në atë formë për shkak të makinerisë që ka përdorur Serbia”.

“Abeja dihet botërisht se ka qenë shumë i përgatitur dhe vërtetë kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në përgatitjen e ushtarëve të rinj të UÇK-së. Trajnimi dhe organizimi ka qenë një prej shtyllave kyçe të tij”.

Lushtaku ka shtuar se me ardhjen e Berishës ka filluar të bëhet edhe ndërtimi i armëve të reja, sidomos ai me topin dhe predhat e topit si dhe shumë segmente të tjera”.

“Ka qenë njëri prej mjeshtërve të artilerisë së rënë. Ai ka pasur emër në luftën e Kroacisë. Emri i tij dhe përvoja e tij e ka bërë luftën e UÇK-së më komplet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat