Më 18 gusht Kurti e Vuçiq mund të nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit?

Aktuale

Më 18 gusht Kurti e Vuçiq mund të nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit?

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 20:55
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti që takohen me 18 gusht në Bruksel mund të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për zgjidhjen çështjes së personave të pagjetur, ka mësuar “Nov.rs” që shton se teksti i deklaratës është harmonizuar dhe vetëm pritet nënshkrimi, transmeton “Bota Sot”.

Ende nuk dihet agjenda e takimit të nivelit të lartë, përderisa pala serbe pret biseda për problemin e dokumenteve personale dhe tabelat, që për pak solli dhunë në Kosovë, Kurti ka deklaruar se për Kosovën kjo është çështje e mbyllur.

Siç mëson mëson ky medium në Bruksel mund të nënshkruhet deklarata për të pagjeturit dhe kjo përbën hap të madh në raportet mes dy palëve.

“Me këtë deklaratë iu jepet mbështetje procesit të personave të pagjetur për zbardhjen e fatit të tyre, ai duhet nënshkruhet nga Kurti e Vuçiq, pasi teksti është harmonizuar pritet vetëm nënshkrimi” ka thënë një burim i gazetës, që paralajmëron se në vjeshtë do arrihet zgjidhja e çështjes së pasurisë dhe kthimit.

Lidhur me bisedat për të pagjeturit dhe deklaratën e përbashkët, kreu i Komisionit qeveritar të Serbisë Veljko Odaloviç tha se teksti në masën më të madhe u harmonizua, por Prishtina ka pasur edhe disa kërkesa..

“Nuk di akoma a do të nënshkruhet, realisht nuk di ndonëse është afër. Fjala është për një deklaratë të Vuçiqit dhe Kurtit rreth të gjithë procesit të punës për zbardhjen e fatit të pagjeturve tha Odaloviç.

“Procesi aktualisht është në ndërprerje dhe krizë për shkak të aksioneve të njëanshme të Kurtit. Do të ishte mirë tejkalimi i këtij problemi, Sa i përket Serbisë absolutisht kemi gatishmëri , ata që kanë bllokuar procesin dhe shkaktojnë probleme është Prishtina, por nëse gjendet gjuha e përbashkët dhe deklarata e përbashkët do ishte shumë mirë për gjithë procesin”, tha Odaloviç.

Në Kosovë aktualisht janë edhe 1 mijë e 621 persona të pagjetur, nga ky numër i përgjithshëm pala serbe kërkon 570 persona, ku përveç serbëve, aty ka edhe rom edhe shqiptar, ndërsa të tjerët janë shqiptar.

Naim Beshiri nga Instituti për punë evropiane për “Nova” tha se edhe 1 mijë e 600 familje nga Kosova ende presin zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre dhe të përfundojë kjo çështje.

“Pasi të përfundoj kjo çështje atëherë mund të flitet për përgjegjësit, ashtu që sy shoqëritë të pastrohen nga ajo përgjegjësi dhe ata që janë përgjegjës që ende janë në shërbime” tha Beshiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat