Vazhdon aksioni në zonën e Brezovicës, prokuroria jep detaje

Aktuale

Vazhdon aksioni në zonën e Brezovicës, prokuroria jep detaje

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ndryshe, nga e hëna Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vazhduar aksionin në zonën e Brezovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat