Vuçiq në “paranoja”: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve

Aktuale

Vuçiq në “paranoja”: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:06
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit.

Ai pretendon se Kosova po e përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.

Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, raporton Tanjug.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiq thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat