Shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është funksional

Aktuale

Shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është funksional

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht funksional.

Aktualisht, kësaj porcedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.

Në bazë të raportit të sotëm, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.

Gjithashtu, menaxhmenti i SHSKUK-së, i emëruar së fundmi, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi. Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat