Rasti Dehari – familja kërkon përjashtimin e prokurorit: Ekspertizën e morën përpara mediet

Aktuale

Rasti Dehari – familja kërkon përjashtimin e prokurorit: Ekspertizën e morën përpara mediet

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 08:04 Përditësuar në ora: 14:13 më 12.08.2022
Foto nga konferenca

​Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu

Familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale, përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu. Kjo kërkesë është dërguar dje, ku mes tjerash theksohet nevoja për caktimin e një prokurori tjetër në hetimin e vdekjes së Astrit Deharit. Xhemile e Avni Dehari në konferencë për media, kanë shprehur pakënaqësitë për prokurorin Afrim Shefkiu, duke thënë se po neglizhohen tash e katër vjet.

Nëna e Astritit, Xhemilja ka deklaruar se janë të pakënaqur me punën e prokurorit, për çka gjatë ditës së djeshme kanë bërë kërkesë për përjashtimin e tij.

Dehari: Që katër vjet duke e pritur, as katër fjalë nuk i kemi prej tij

Puna e tij na ka detyruar të bëjmë një kërkesë të tillë që për katër vjet duke e pritur, as katër fjalë nuk i kemi prej tij. Se çfarë është duke bërë, se si është duke vepruar. Kemi shkuar edhe një herë me të kemi biseduar, nuk na ka dhënë kurrfarë sqarimi. Nuk na thërret kurrë, nuk bisedon kurrë, nuk jemi armiq. Jemi njerëz që duam ta zgjidhim rastin që na ka ndodhur në duart e tyre. Po të ishte vrarë Astriti në shtëpinë tonë, që vet isha dalë dhe ju kisha treguar se si ka vdekur Astriti. Askush nuk na jep sqarime. Kërkesën më së pari e kemi bërë për arsyeje se, për publikimin që e bëri për raportin shtesë që erdhi prej Zvicre. Atë raport shtesë as ne nuk e kemi dërguar, as nuk e kemi kërkuar, ai vet e ka kërkuar”, ka deklaruar Dehari.

Ajo ka shtuar se familjes nuk i është dërguar raporti nga Llozana e Zvicrës, e që i njëjta siç tha ajo, ishte publikuar nga vet prokurori.

Edhe babai i Astritit, ka deklaruar se janë të pakënaqur me punën e prokurorit Afrim Shefkiu.

Dehari: Në asnjë kërkesë kurrë nuk është përgjigjur

“Që nga ajo kohë deri më sot, as neve si familje, as avokatit në asnjë kërkesë kurrë nuk i është përgjigjur. Në dhjetëra letra që ia ka dërguar avokati kanë mbetur pa përgjigje. Edhe përgjigja ka qenë, t’i tregojë vetëm ka ardhur apo nuk ka ardhur ekspertiza shtesë nga Zvicra. Asnjëherë nuk është përgjigjur në këto. Në të gjitha ato raste dhe në dy rastet e fundit me 12 dhe 14 prill, na kanë detyruar që t’i drejtohemi avokatit për të bërë kërkesë për zëvendësimin e tij”, ka thënë Avni Dehari.

Avni Dehari u shpreh se që nga fillimi, procesi i hetimit të vdekjes së djalit të tij, është manipuluar dhe keqpërdorur.

Dehari: Prokurori ka nxjerrë në media dy pikat e raportit, me të cilat ka synuar të manipulojë opinionin për vetëvrasje

"Vet fakti se dy ekspertët e mjekësisë ligjore të pavarur, që kanë qenë Besim Ymaj dhe Besim Latifi u kërcënuan për shkak të raportit objektiv që bën në atë kohë, u kërcënuan edhe nga prokuroria e atëhershme edhe nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Po ashtu, u kërcënua edhe avokati për shkak se sollën fakte që nuk ishin në përputhje me qëllimet e tyre. U kërcënuar se do të arrestohen dhe do të nxjerrën si të akuzuar dhe do të dënohen. Me 12 prill, avokati ynë e ka marrë raportin shtesë që nuk e mohuan konkludimin e raportit se përjashtohet vetëvrasja. Përkundrazi, e konfirmon atë. Dhe më 12 prill në vend qe të na i dërgojnë neve si familje, ia kanë dërguar vetëm avokatit. Dhe prokurori ka nxjerrë menjëherë në media dy pikat e raportit, me të cilat ka synuar ta manipulojë opinionin për vetëvrasje”, ka shtuar ai.

Edhe avokati Tomë Gashi është shprehur se prokuroria nuk dëshiron që të vijë në përfundimin se Astrit Dehari është vrarë në qelinë A3 në Prizren. Ai ka folur për kërkesën për përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu.

Gashi: Ekspertizën shtesë kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe

Kjo ka qenë e nxitur nga mos veprimi, apo të themi edhe të veprimeve të pamenduara mirë të Prokurorisë Speciale, kur ata vet e kanë publikuar në dy raste pjesë të ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicra, në muajin prill të këtij viti. E cila ekspertizë shtesë, kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet që ekspertiza shtesë vetëm e konfirmon ekspertizën e vitit 2019, me të cilën është vërtetuar se është eliminuar teoria e vetëvrasjes të Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij”, ka deklaruar Gashi.

Po ashtu, ai ka theksuar se publikimi i prokurorisë të një pjese të ekspertizës, është bërë pa kurrfarë paralajmërimi. Gashi duke paraqitur edhe disa fotografi, theksoi se Astrit Dehari ka pasur një plagë në kokë me goditje me një “mjet të topitur”.

Gashi: Në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks
 

“Në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks. Dhe prokurori nuk deklarohet fare në kërkesë zyrtare të protokolluar, që t’i ftojë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, t’i ftojë ekspertët të cilët e kanë konstatuar se këta janë... dhe se thotë që dëmtimet në kokë, dërrmishjet në pjesën e përparme të kokës të vendosura afër njëra tjetrës në një diametër rreth 4 cm, mund të jenë të shkaktuara nga mjet i fortë mbretës... Dhe nëse dikush i sqaron këto plagë të Astrit Deharit, ai duhet të jetë prokurori”, ka vijuar avokati Tomë Gashi.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur në nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte arrestuar bashkë me pesë aktivistë të tjerë, si i dyshuar për sulm terrorist në Kuvendin e Kosovës. 

 

Familja kërkon përjashtimin e prokurorit: Ekspertizën e morën përpara mediet

Familja e aktivistit Astrit Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, nga rasti i djalit të tyre.

Rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka kaluar në Prokurorisë Speciale nga tetori i viti 2019.

Rasti Dehari, avokati i familjes thërret konferencë për medie

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thirrur për sot konferencë për media pasi pretendon se “sipas të gjitha rrethanave”, Astrit Dehari është goditur në ballë me boks të hekurit.

Konferenca do të nisë nga ora 12:00, mbi Kino ABC.

Për këtë çështje, Gashi ka shkruar dje në Facebook, duke akuzuar për neglizhencë për këtë rast dhe tha se kjo neglizhencë “po vret”.

Ekspertiza e Institutit Zviceran të mjeksisë ligjore e vitit 2019 e vërteton vrasjen, duke konstatuar se me mënyrë shkencore është eliminuar edhe teoria e vetëvrasjes dhe u vërtetua prania e ADN-së të personave të tretë”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat