Pak para takimit me Vuçiqin, Haradinaj shpreh mllefin ndaj Kurtit - ja si e quan atë!

Aktuale

Pak para takimit me Vuçiqin, Haradinaj shpreh mllefin ndaj Kurtit - ja si e quan atë!

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti - Foto ilustrim "Bota sot".

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pak para takimit Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet në Bruksel.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se interesi i vetëm i Kosovës është marrëveshja finale për njohje reciproke, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj e quajti Kurtin ‘mashtrues’, ku sipas tij “do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi.

Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.

Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat