LDK flet pas refuzimit të takimit nga presidenti Begaj

Aktuale

LDK flet pas refuzimit të takimit nga presidenti Begaj

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 16:34
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigjie, shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Siç thotë LDK, këtë refuzim të Begajt, nuk e kuptojnë, anise shprehin habinë e tyre për siç potencojnë qasje të pazakontë të tij.

”Për dallim nga krerët institucionalë paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj.

Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë. Me respekt”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat