Qëndron Kastrati: Autoritetet serbe më pyetën ‘a e njeh Fatmir Limajn?’

Aktuale

Qëndron Kastrati: Autoritetet serbe më pyetën ‘a e njeh Fatmir Limajn?’

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:20
Qëndron Kastrati

Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se më 13 gusht të këtij viti, derisa po kalonte transit nëpër Serbi, është ndaluar nga autoritetet serbe.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka treguar se gjatë ndalimit, i janë bërë pyetje politike, mirëpo se ky nuk është përgjigjur.

“Kanë thënë se duhet me prit se dikush do të vijë dhe të ju intervistojë. Pas kësaj kanë ardhur dy persona civilë – nuk kanë pasur ndonjë shenjë identifikuese”.

“Më kanë kërkuar ta fik telefonin, pastaj më kanë bërë pyetje politike. Në asnjë moment nuk është diskutuar se pse po kaloj nëpër shtetin e Serbisë”.

“Jam pyetur ‘pse je larguar nga Lëvizja Vetëvendosje’ ose ‘a e njeh personalisht Fatmir Limajn?’”.

Kastrati ka refuzuar të iu përgjigjet këtyre pyetjeve duke thënë se ai i di të drejtat e tij dhe së këto pyetje nuk janë relevante.

Pas 30 minutash, sërish tentonin të hyjnë në tema politike. Unë sërish kam refuzuar. Pastaj pas 30 minutash kanë provuar edhe një herë – kjo si duket ishte si strategji e tyre për ta parë nëse jam i gatshëm të flas më shumë”.

“Unë kam kërkuar që të prezantohet urdhri i prokurorit dhe arsyeja se pse i është pamundësuar të kalojë nëpër Serbi. Ata ma kanë dhënë një dokument që shkruhej në cirilik të cilin shkrim unë nuk e njoh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat