Opinionisti Sulejman Mehazi ka thënë se Albin Kurti do jetë i suksesshëm ndaj Vuçiqit për shkak se ai di të bëjë situata konfliktuoze të reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Politika është e afërt me artin skenik, për të pasur dialog, aktorët para publikut janë të detyruar të bëjnë situata konfliktuoze, pa kundëthënie e konflikte nuk mund të ketë dialogje të aktorëve në skenë, prandaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do jetë i suksesshëm ndaj Vuçiqit për shkak se ai di të bëjë situata konfliktuoze të reciprocitetit ndaj Serbisë”, shkruan ai.
Më tej, deklaron se sa më shumë qeveria e Kosovës të bëjë situata konfliktuoze ndaj Serbisë aq më shpejtë do përfundojë dialogu për njohje reciproke.
“Serbia vepro kështu, Kosova vepro të kundërtën dhe ja dialogu. Vuçiqi kërkon asociacionet serbe në Kosovë, Albini Kurti kundërshton asociacionet serbe në Kosovë, dhe ja dialogu i patjetërsueshëm Kosovë-Serbi.
Vetëm me dialog zgjidhen problemet shtetërore, sa më shumë situata konfliktuoze të bëjë qeveria e Kosovës ndaj Serbisë aq më shpejtë do përfundojë dialogu për njohje reciproke”, përfundoi ai.