Shasha: Ballkani i Hapur po merr formën e tij, një bllok anti-evropian shtetesh

Aktuale

Shasha: Ballkani i Hapur po merr formën e tij, një bllok anti-evropian shtetesh

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 14:46
Demush Shasha

Në Beograd është duke u mbajtur Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë të bëhen anëtare të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

E lidhur me çështjen e kësaj iniciative, njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha ka shkruar se dalëngadalë Ballkani i Hapur po merr formën e tij, një bllok anti-evropian shtetesh.

“Për të vulosur anti-evropianizmin e Ballkanit të Hapur aty janë bashkangjitur Hungaria, vendi më anti-evropian i BE-së dhe Turqia: vendi që refuzon BE-në. Gjithë këta, pra Vuçiq, Rama, Orban dhe Erdogan i bashkon një gjë: armiqësia ndaj BE-së si kërcënim më serioz ndaj pushtetit të tyre autokratik.

Dalëngadalë Ballkani i Hapur po merr formën e tij: një bllok anti-evropian shtetesh që ka për synim bashkimin e forcave në përballje me Bashkimin Evropian, si promovues kryesor i demokratizimit të vendeve të tyre.

E Rama thojke kjo është nismë evropiane”, shkruan Shasha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat