Kryeziu: Rrahman Jashari, emblema e të drejtave të punëtorëve- prindërit, sot do duhej të ishin krah mësimdhënësve

Aktuale

Kryeziu: Rrahman Jashari, emblema e të drejtave të punëtorëve- prindërit, sot do duhej të ishin krah mësimdhënësve

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 16:04
Ismet Kryeziu

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës(KDI), Ismet Kryeziu ka komentuar zhvillimet e sotme lidhur me grevën e SBASHK-ut dhe sulmit ndaj Rrahman Jasharajt.

Në një postim në Facebook, Jashari ka shkruar se Jasharaj po bëhet emblemë e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, kërcënimi, e sulmeve fizike.

Sipas tij, edhe prindërit do të duhet që sot të ishin krah mësimdhënësve e jo instrument i pushtetit.

Postimi i plotë:

Rrahman Jashari po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, kërcënimi, e sulmeve fizike. Sindikatat nuk janë parti politike, por organizim për të drejtat e puntorëve.

Prindërit, sot do duhej të ishin në përkrahje të drejtave për mësimdhënsit, e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.

Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive. Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t'i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat