Osmani në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Kosova çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan

Aktuale

Osmani në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Kosova çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 10:24
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Osmani tha se populli i Kosovës i bashkohet të gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen  për më shumë se 3 mijë jetë të humbura, “në një betejë e cila edhe njëherë u betua të jetë betejë vlerash”.

“Qytetarët e Amerikës ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimi”, tha Osmani.

“Populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit, dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e këtyre vlerave. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë në ShBA, ashtu siç ShBA-të kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment dhe në çdo hap të historisë sonë”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat