Ekipet e FSK-së dhe FA-së stërviten bashkë para dislokimit në Britani të Madhe

Aktuale

Ekipet e FSK-së dhe FA-së stërviten bashkë para dislokimit në Britani të Madhe

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 11:49
Foto nga vendngjarja

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura janë stërvitur së bashku para se të dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrin pjesë në stërvitjen e patrullimit ushtarak ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha “së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm”.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat