​Anesteziologët po e lënë sektorin publik për atë privat, rrezikohen të zgjerohen listat e pritjes

Aktuale

​Anesteziologët po e lënë sektorin publik për atë privat, rrezikohen të zgjerohen listat e pritjes

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:53
Gazmend Spahija

Sektori publik shëndetësor po vazhdon të përballet me zvogëlim të stafit të anesteziologëve. Ky kuadër i mjekëve po largohen nga klinikat publike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të vazhduar ushtrimin e profesionit në klinikat private.

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të angazhuar vetëm 47 anesteziologë, por kjo shifër po konsiderohet e ulët për të ofruar të gjitha nevojat që ka QKUK. Prandaj, deficiti në këtë lëmi mjekësore do të zgjerojë listat e pritjeve për pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, thekson se vetëm gjatë këtij viti, tetë anesteziologë kanë lënë punën në QKUK për të vazhduar të punojnë në sektorin privat.

Krahas specialistëve-anesteziologë, Spahija thotë se po ikin edhe specializantët e fushës së anesteziologjisë që u angazhuan nga konkursi i fundit.

Spahija: Këtë vit 8 anesteziologë kanë lënë QKUK

“Kemi numër të vogël prej vitit 2020 deri tani kemi largimin e 22 anesteziologëve duke llogaritur edhe ata të cilët kanë dal në pension dhe ata që kanë humbur jetën. Në vitin 2019, i kemi pas 64 anesteziologë edhe pse edhe atëherë kemi qenë me numër të vogël, por tash jemi më pak, tash vetëm këtë vit kemi 10 anesteziologë mangu, 1 fatkeqësisht ka ndërruar jetë, një është pensionuar dhe 8 të tjerët të cilët e kanë lëshua klinikën...Specialistët anesteziologë po flasim prej sektorit publik, ikin vetëm në sektorin privat. Specializantët ata dalin edhe jashtë Kosovës, kryesisht në Gjermani, por specialistët dalin kryesisht në sektorin privat për shkak se ka nevojë për këtë specializim”, theksoi Spahija.

Anesteziologu Spahiu nuk e përjashton mundësinë që të vazhdojë trendi i ikjes së anesteziologëve nga sektori publik.

Spahija: Ka kolegë që janë në mëdyshje, por ende nuk kam kërkesë konkrete për largim të ndonjë anesteziologu

“Në konkursin e fundit janë pranuar 44 specializantë të anestezionit. Prej tyre katër nuk kanë ardhur fare, kurse prej 40-ve, 8 veç e kanë liruar ata janë akomoduar jashtë Kosovës. Flitet që diku edhe 3 apo 4 specializantë të anestezionit janë në procedurë edhe pse zyrtarisht ende nuk kemi asgjë...11/04 Për momentin nuk kemi kërkesë zyrtare dhe pse ka kolegë që janë në mëdyshje se a të kalon në sektorin privat apo jo, por zyrtarisht nuk kam kërkesë“, u shpreh Spahija.

E nevojat e më shumë se 40 njësive në QKUK po mundohen t’i kryejnë 47 anesteziologë. Por sipas drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ky numër i mjekëve anesteziologë është i pamjaftueshëm, prandaj edhe paralajmëron shtim të radhëve të pacientëve që do të presin për t’u operuar në klinikat e QKUK.

Spahija: Në QKUK tash janë të angazhuar 47 anesteziologë

“Në QKUK tash janë të angazhuar 47 anesteziologë me këta anesteziologë ne mundohemi me i plotësua të gjitha kërkesat të cilat na parashtrohen. Në kushte normale i kemi 40 njësi në të cilat është e angazhuar anesteziologu, në të gjitha njësitë kirurgjike por kohët e fundit edhe në njësitet internistike,. Radiologji, Pediatri, por me këtë numër të vogël të anesteziologëve ne mundohemi aq sa mundemi me i plotësua bile kërkesat e disa klinikave duke mos lënë anash asnjë klinik pa anesteziologëve....04\07Me numrin e vogël të anesteziologëve është shumë vështirë me plotësua me 47 anesteziologë ku një numër të madh të anesteziologëve i kemi të angazhuar nëpër kujdestari....04’38 Është e vërtetë që edhe lista e pritje do të zgjatet për shkak të mungesës së anesteziologëve”, theksoi Spahija.

Sipas Gazmend Spahija, anesteziolog në QKUK tashmë nuk është zgjidhje hapja e konkursit për specializantë për këtë lëmi.

Por, drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija konsideron se ikja e anesteziologëve nga sektori publik mund të ndalet vetëm duke rritur pagat përmes ndonjë shtese të këtyre profesionistëve shëndetësor.

Spahija: Primare është për t’i mbajtur kolegët mos të largohen në privat

“Tash për momentin nuk është më primare hapja e konkurseve për specializantë edhe pse ajo e ka vendin e vetë, tash për mendimin tim më primare është për t’i mbajtur kolegët këtu mos me na u larguar në sektorin privat....07’\54 Mund të them se kushtet financiare, kushtet e punës sa i përket anestezionit i kemi të mira, nuk mund të ankohemi në to, por ana financiare në krahasim me sektorin privat është shumë më e dobët....Ne mendojmë që një shtesë e anesteziologut se jemi profesion deficitar dhe po shihet tani më qartë se jemi deficitar kishte me ndihmuar shumë që kolegët të cilët kanë mëdyshje a të dalin në sektorin privat besoj që ata kishin pranuar me punuar në sektorin publik”, tha ai.

Spahija u shpreh se krahas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës edhe spitalet regjionale në Kosovë po vuajnë për mungesë të kuadrit anesteziologjik.

E Kosova viteve të fundit përballet me ikje të mjekëve nga sektori publik. Sipas Odës të Mjekëve të Kosovës deri në shtator sektorin publik e kanë lënë 170 mjekët të cilët kanë shkuar jashtë Kosovës për të ushtruar profesionin e tyre, kurse mbi 60 kanë dal në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat