Vizita te ish-krerët e UÇK-së, Pacolli jep detaje

Aktuale

Vizita te ish-krerët e UÇK-së, Pacolli jep detaje

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:48
Pamje nga Haga e publikuar nga Behgjet Pacolli

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ndarë fotografi nga vizita e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK’së i shoqëruar nga tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin, Pandeli Majko, të cilët ishin ftuar nga vetë Pacolli.

Në fotografitë të cilat i ka ndarë në Facebook, Pacolli tha se qëllimi i vizitës ishte të solidarizohen me Thaçin e të tjerët të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Postimi i plotë i tij:

Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat