Gjendja në shëndetësi, Latifi thotë se ambienti ku gjendet studio është më i madh se qendra e emergjencës kombëtare

Aktuale

Gjendja në shëndetësi, Latifi thotë se ambienti ku gjendet studio është më i madh se qendra e emergjencës kombëtare

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:48
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur për ftesë që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhë dhe për të shërbyer në Kosovë si ministër.

Megjithatë Latifi ka treguar për gjendjen e rënduar të shëndetësisë në Kosovë. Ai ka thënë se çështja e shëndetësisë është injoruar në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Madje për të paraqitur gjendjen e rënduar të shëndetësisë, Latifi ka thënë se qendra kombëtare e emergjencës funksionon në 507 metra katrorë derisa ka thënë se mbase ambienti ku gjendet studio është më e madhe.

“Kur kryeministri më ka ftuar, ka qenë nderi më i madh që mund t’i jepet një njeriu, një intelektuali. Ska kurrgjë më nder sesa mundësia me i ndihmu popullit tënd që e ke braktis për një kohë të gjatë. Nëse unë jam kthy, kthehen edhe të tjerët. Duhet ta marrim shembullin e Izraelit dhe Kroacisë.

Unë kam qenë i vetëdijshëm që kemi probleme të mëdha, por arsyet s’i kam ditë. Por tash po i kuptoj arsyet. Ne e kemi injoru çështjen më të rëndësishme të popullit që është siguria shëndetësore.

Nëse s’kemi siguri shëndetësore , s’mund të kemi kurrfarë sigurie tjetër. Qendra kombëtare e emergjencës punon në 507 metra katrorë. Unë në këtë studio ku jam mendoj që është më e madhe. Ne e kemi injoruar këtë pjesë”, ka thënë ministri Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat