Ahmetaj thotë se Kosova e ka humbur momentumin për liberalizimin e vizave

Aktuale

Ahmetaj thotë se Kosova e ka humbur momentumin për liberalizimin e vizave

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:23
Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimit Evropian dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj  tha se Kosova e ka humbur momentumin për liberalizimin e vizave në kohën kur kërkohej miratimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ajo këtë deklaratë e bëri derisa ishte duke folur për kushtet që është dashur t’i plotësojë Kosova për heqjen e regjimit të vizave për Zonën Shengen.

“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është zgjatur me vite të tëra dhe ju e kuptoni shumë mirë se në atë kohë zotëri Kurti dhe partitë tjera opozitare kanë qenë të bashkuara rreth argumentit që nuk duhet ratifikuar demarkacioni në Kuvendin e Kosovës dhe si rrjedhojë ne e humbëm momentumin dhe liberalizimi i vizave u stërzgjatë deri në ditët e sotme”, tha ajo.

Tutje Ahmetaj tha se pikërisht kjo Qeveri dhe aktorët e njëjtë u pajtuan më vonë me ratifikimin e demarkacionit në Kuvend, por sipas saj, kur humbet një herë momentumi është e vështirë të krijohet një rast i ri. Megjithatë, Ahmetaj tha se tani krijuar një moment i ri që Bahkimi Evropian të marrë vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ne e ratifikuam pastaj. Ishte pikërisht kjo Qeveri, ishin pikërisht të njëjtit akter të cilët u pajtuan me ratifikimin në Kuvend, por ne e humbëm momentumin politik dhe si të tillë ende edhe sot jemi pa liberalizim të vizave kur e humbim momentumin është vështirë të kthehet dhe të krijohet një moment i ri, një moment i ri është krijuar tani”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat