Mulliqi: Gjendja aktuale politike dhe ekonomike, është një ogur i keq për Kosovën

Aktuale

Mulliqi: Gjendja aktuale politike dhe ekonomike, është një ogur i keq për Kosovën

Nga: H.O. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:18
Skender Mulliqi

Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një shkrim dërguar ‘Bota sot’, ka komentuar gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend. Mulliqi thotë se gjendja e krijuar me greva është një ogur keq për Kosovën.

“Kosovës i duhet gjendja e stabilitetit politik dhe të stabilitetit ekonomik. Gjendje jo shumë të rregulluar shoqërore dhe politike  patëm për dy dekada. Sikur dikush po është i interesuar që të krijohet atmosferë kaotike në Kosovë. E kjo i shkon për shtati vetëm armiqëve tanë shekullor serbosllav. Të krijohet gjendje kaotike me greva , e cila sa përfundoj, dhe paralajmërimi për greva të reja, është ogur i keq për Kosovën”, shkruan Mulliqi.

Ai thotë tutje se, ‘të kthehen proceset mbrapa të sistemit totalitar është shumë e papraneeshme për shqiptarët. Shumica janë të interesuar që Kosova të bëhet vend i jetuar, e jo shtet i paperspektivë, kur më mëngjes më kqyr më marr ikjen’.

“Askush nga opozita nuk po thotë bëhet mirë nëse më 13 tetor marrim liberazimin e vizave , por po merren me atë se kush ka merita për lëvizje të lirë në shtetet shëngen. Ata manipuluan më data e asgjë më shumë nuk patëm lidhur me vizat. Kjo është e turpshme. Duhet punë dhe mund i madh që gjërat të ruhen të mos rrokullisen në humnerë. Ekzitojnë shumë shkase që ta kujtojmë të kaluarën për ta ndërtuar të ardhmen e mirë. Instalimi i shumë të këqijave të pasluftës në Kosovë shumë po na kushtojnë. Me hequr nga mendja të tashmen është iluzioni më i keq i mundshem. Treni nuk bën më na kaluar para nesh, pa qenë bashkëudhëtar”, thotë ai.

Mulliqi thotë tutje se, nuk është lehtë më qenë njeri i kohës së modernitetit. Lypset  shumë dije dhe kurojo qytetare.

“Të gjithë së bashku e jo ndarazi duhet të luftojmë kundër logjikave të mbrapshta , të cilat po na serviren nga opozita jo shumë konstruktive. Kosova është e të gjithëve, dhe të gjithë duhet edhe të marrin obligime për ta zhvilluar dhe demokratizuar edhe më tutje atë. Kosova do tu mbijeton ideve megallomane dhe ideve retrograde”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat