Ministri Peci dhe Ramosaj diskutojnë për avancimin e sektorit të bujqësisë

Aktuale

Ministri Peci dhe Ramosaj diskutojnë për avancimin e sektorit të bujqësisë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 20:30
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi komunën e Deçanit, me ç’rast qëndroi për vizitë në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ku është njoftuar nga afër me potencialin bujqësor të kësaj komune, mundësitë e investimeve dhe nevojat që kanë bujqit e kësaj ane, posaçërisht për mundësitë e zhvillimit të turizmit malor dhe agro-turizmit si dy veprimtari që sjellin efekt zinxhiror të të mirave ekonomike.

Sipas një komunikate të ministrisë, ministri Peci dhe kryetari Ramosaj u dakorduan që të rrisin nivelin e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të avancimit të sektorit dhe krijimit të politikave të duhura zhvillimore.

Theksojmë se Komuna e Deçanit është njëra nga shtatë komunat përfituese të projektit për ndërtimin, zgjerimin apo rehabilitimin e sistemeve të ujitjes mbështetur financiarisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat