“Jemi 70 burra” Gashi thumbon Krasniqin: Edhe me dashtë me më rreh nuk guxojnë se jemi fis i madh

Aktuale

“Jemi 70 burra” Gashi thumbon Krasniqin: Edhe me dashtë me më rreh nuk guxojnë se jemi fis i madh

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:38
Florin Krasniqi dhe Blerim Gashi

Në debatin që është duke u transmetuar tani komentatori politik Blerim Gashi ka pyetur mysafirin, ish deputetin e VV-së, Florin Krasniqin se teoria e tij që askush s’mund ta vras, është e gabuar.

“Për pjesën e guximit pajtohna, nëse e masim në këtë pjesën fisnore, janë do mashkuj aty se edhe me dashtë me m’rreh, s’guxojnë se jemi 70 burra aty. Kjo teori s’krynë punë mo as në Texas e lë më në një demokraci të hapur”, i është drejtuar Gashi – Krasniqit.

Ndryshe, Krasniqi, në emisionin Politiko, është shprehur se gjatë kohës kur ka qenë pjesë e partisë Vetëvendosje, edhe pse vet partia ka marrur kërcënime, ai e ka ditur se nuk është i rrezikuar për shkak të prejardhjes së tij dhe nënshtetësisë amerikane.

“Ka pas mundësi me m’vra se nuk jam i mbinatyrshëm por me m’vra mu u kon shumë problem. Se unë jam shtetas amerikan, kam familje shumë të gjanë e shumë të fortë, ma të fortat në Dukagjin, nashta ma të fortit edhe ata ishin njerz të atij mentalitetit tem, ata e kuptoj se mundesh me hi n’gjak me Sylevict e Vranovcit, se s’munesh me i përballu.”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat