ZRRE pritet t’ia tërheqë licencën ‘Elektroseverit’

Aktuale

ZRRE pritet t’ia tërheqë licencën ‘Elektroseverit’

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Dështon përfundimisht zbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë Kosovë-Serbi. Zyra e Rregullatorit i ka njoftuar palët ndërmjetësuese se pas licencimit të kompanisë serbe “Elektrosever” nuk është përmbushur asnjë nga pikat e udhërrëfyesit, i cili duhet të zbatohej në një periudhë 100 ditëshe.

Përveç pikës së parë që ka të bëjë me lëshimin e licencës për furnizim në kuadër të udhërrëfyesit, asnjë prej pikave tjera nuk janë  plotësuar deri më tani”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së.

Fejzullahu tha për RTK-në se me marrëveshje për udhërrëfyesin, i takon Bordit të ZRRE-së ta shqyrtojë licencën për operatorin “Elektorsever” në një periudhë 15 ditore.

Pas konsultimit me palë tjera, në rast se nuk plotësohen kriteret e përmendura në udhërrëfyes,  ZRRE-ja do t’ia tërheqë licencën, kjo është e përmendur në udhërrëfyes e po ashtu është edhe në kuadër të vendimit të ZRRE-së për dhënien e licencës për 'Elektroserverin'", shtoi Fejzullahu.

Kosova dhe Serbia për të tretën herë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, por një gjë e tillë u pengua nga vetë shteti serb.

Udhërrëfyesi parashikonte që brenda një periudhë 100 ditore të përmbusheshin nëntë pika.

Dy ditë pas kësaj ujdie, Zyra e Rregullatorit brenda dy ditësh e licencoi kompaninë serbe “Elektrosever”, e cila nuk përmbushi asnjë nga pikat që parashiheshin në udhërrëfyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat