​AAK përmes rezolutës në Kuvend kërkon ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve

Aktuale

​AAK përmes rezolutës në Kuvend kërkon ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:27
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka paraqitur rezolutë në Kuvendin e Kosovës, që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Në foltoren e Kuvendit, Tahiri tha se duhet të ndalet presioni ndaj sindikatave dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore. Ai tha se duhet të nis dialogu social në gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e punëtorëve.

Tahiri: Të ekzekutohen pagat dhe të nis dialogu social

Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për pagat”, tha ai.

Sipas tij, vendimi për ndaljen e pagave është një veprim skandaloz, i padijshëm si në aspektin ligjor dhe financiar.

Tahiri: Ndalja e pagave të mësimdhënësve një veprim skandaloz, i padijshëm si në aspektin ligjor dhe financiar

Është shumë shqetësuese dhe problematikë faktike se me sa lehtësi dhe krenari po merren vendime të tilla që në esencë e dëmtojnë funksionimin e vetëqeverisjes dhe janë të shëmtuara dhe krijojnë probleme. Është absurde të aludohet se po ruhet buxheti i Kosovës, dinjiteti i shtetit dhe shoqërisë duke shkelur dinjitetin e një kategorie tjetër. Një kategorie që i kemi besuar të ardhmen e fëmijëve tanë... Ndalja e pagave të mësimdhënësve ishte një veprim skandaloz, i padijshëm si në aspektin ligjor dhe financiar”, theksoi Tahiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat