Ish-ministri i MPB-së: Nuk guxon të shtyhet afati ligjor për targa

Aktuale

Ish-ministri i MPB-së: Nuk guxon të shtyhet afati ligjor për targa

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 08:15
Ekrem Mustafa

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se nuk guxon të shtyhet afati ligjor për ndërrimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia: “Km”, “GL” “UR” ...

Mustafa tha se kërkesa e Qeverisë për targat është legjitime dhe me të drejtë kërkohet ndërrimi i tyre.

“Nuk guxon të shtyhet afati ligjor sepse kërkesa e Qeverisë është legjitime dhe me plotë të drejtë kërkohet që të ndërrohen targat e ish-krahinës autonome të Kosovës në targa të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, qytetarëve serb duhet t’u pamundësohet kalimi i kufirit me targa të ish-krahinës autonome të Kosovës.

“T’iu pamundësohet serbëve që të qarkullojnë me ato targa, t’iu pamundësohet që të kalojnë kufirin e Kosovës sepse ata nuk mund të kalojnë nëpër kufij tjerë dhe ata detyrohen që këto targa t’i ndërrojnë”, tha Mustafa. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat