Arben Gashi: Shtëpia mbahet me miq, Kosova jonë po dëgjohet

Aktuale

Arben Gashi: Shtëpia mbahet me miq, Kosova jonë po dëgjohet

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2022 Në ora: 15:51
Arben Gashi

Kosova për herë të parë ka folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pjesë e ekipit ishte ehde deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se ulësja dhe fjala e Kosovës më parlament është sukses hitorik.

Postimi në Facebook:

Shtëpia mbahet me miq.

Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.

Krenar me Kosovën tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat