Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se sot është është shënuar një nga rezultatet e shumta të bashkëpunimit të Kosovës me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, në efiçiencë të energjisë.
Rizvanolli thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner kyç i Kosovës, në ndërtimin e një sektori të energjisë të pastër.
“Tash vazhdojmë punën drejt investimit të ri të përbashkët, që njëherit është projekti më i madh në sektorin e energjisë në vend gjatë katër dekadave të fundit!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të soliterave në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
MCC ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katshe në shtatë qytete të Kosovës.