Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Escobar në orën 8:45 do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit, presidentja Osmani dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Escobar, do të kenë deklaratë për media.
Pos presidentes, Escobar do të takohet edhe me opozitarët.