Edhe një tentim për trustin: Projektligji së shpejti në duart e deputetëve

Aktuale

Edhe një tentim për trustin: Projektligji së shpejti në duart e deputetëve

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Afati përfundoi të premten. Por, brenda këtij afati kohor Qeveria e Kosovës nuk dha mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Andaj ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve

Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim.

E tërheqjen e një pjesë nga kursimet pensionale po e presin edhe një pjesë e qytetarëve.

Ata thonë se me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat