Bajra: Ndërhyrja e shtetit në përcaktimin e çmimeve është në kundërshtim me parimet e ekonomisë

Aktuale

Bajra: Ndërhyrja e shtetit në përcaktimin e çmimeve është në kundërshtim me parimet e ekonomisë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:32
Ujkan Bajra

Profesori universitar Ujkan Bajra ka thënë se ndërhyrja e shtetit në afarizmin e bizneseve është në kundërshtim me parimet e ekonomisë së lirë.

Bajra tha se Kosova është një ekonomi e tregut të lirë.

“Kosova është një ekonomi e tregut të lirë, nëse nisemi prej këtij prizmi është e vetkuptueshme që është në kundërshtim me parimet e ekonomisë të lirë. Ndërhyrja e shtetit në afarizmin të bizneseve apo në përcaktimin e politikave të çmimeve të biznesit është në kundërshtim me parimet e ekonomisë”, deklaroi ai.

Po ashtu, Bajra thotë se përpara se të kalohet me kontroll të çmimeve, Qeveria do të mund të aplikonte disa alternativa të tjera.

“Përpara se të kalohet në kontrollin e këtyre çmimeve do të ishte e mirëseardhur që fillimisht të kemi një skanim të gjendjes në treg dhe të shohim nëse vërtetë ka manipulim të çmimeve nga ana e tregtarëve tanë. Nëse diçka e tillë konstatohet atëherë në duhet pasur instrumente apo mekanizma tjerë që do të mundësonin kontrollin apo monitorimin e tregut. Përpara se të kalohet kontrolli i çmimeve, mendojë që Qeveria do të mund të aplikonte disa alternative tjera që e bëjnë më kredibile në raport me publikun”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat