BE: Vendimi për targat është legjitim, por të jetë brenda dialogut

Aktuale

BE: Vendimi për targat është legjitim, por të jetë brenda dialogut

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 15:50
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Masrali

“Kosova ka të drejtë që vendimin për konvertim të targave ta zbatojë në faza, por se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të dakorduar, gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut”. Kështu deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Masrali.

Në konferencën për media në Bruksel, ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave.

Ajo u bëri thirrje të dyja palëve të qëndrojnë të qetë për të shmangur tensionet e reja.

“E theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë të ndryshojë gradualisht tabelat ‘KM’, por ai proces duhet të jetë në kuadër të dialogut”, u shpreh Masrali, raporton RTKlive.

“Ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu mes dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”.

Zëdhënësja e BE-së rikujtoi se ky vendim është një hap në drejtimin e duhur, por nuk është pjesë e dialogut që është i detyrueshëm për të dyja palët.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Brukselit sa I përket cështjes së targave, Masrali theksoi se BE-ja vazhdon të punojë me partnerët për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

“Përsëri u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë në mënyrë që të mos ketë tensione të reja në terren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat