Ariana Musliu Shoshi e PDK-së: Kurti të ruajë sovranitetin e vendit dhe të respektojë kërkesat e SHBA-së

Aktuale

Ariana Musliu Shoshi e PDK-së: Kurti të ruajë sovranitetin e vendit dhe të respektojë kërkesat e SHBA-së

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 07:06
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ruajë miqësinë me aleatët tanë strategjik, në veçanti SHBA-të.

Ajo thotë se dëshpërimi i madh i miqve e dërgon Kosovën vetëm pas në procese.

“Nuk duhet të harrojmë se interes i yni është të ruajmë miqësinë me aleatët tanë strategjik, në veçanti SHBA-të. Dëshpërimi i madh i miqve na dërgon vetëm pas në procese. Qeveria Kurti duhet të ketë parasysh zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë dhe të fuqizojë edhe më tej mbështetjen nga aleatët. Pa përkrahjen e tyre vështirë që qeveria Kurti e ka fuqinë ta mbrojë e ta mbaj shtetin e Kosovës së ekzistuari. Pra, ne jemi pro ligjshmërisë, respektimit të Kushtetutës e ruajtjes së sovranitetit të vendit por jemi edhe pro respektimit të kërkesës së aleatëve”.

“Në moment kur një qeveri e sjellë punën deri në pikën ku shtetet aleate, ato që kanë mundësuar shtetësinë, duhet të adresojnë një kërkesë të tillë, tregon që si qeveri ke dështuar bashkëpunimin dhe komunikimi me shtetet mike. Duhet të punosh që përmes qeverisjes së brendshme dhe bashkëpunimit me aleatet ta mbrosh edhe ligjshmërinë por edhe miqësinë”, thotë deputetja Musliu-Shoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat