Driton Tali publikon disa statistika të rënies drastike në Serbi

Aktuale

Driton Tali publikon disa statistika të rënies drastike në Serbi

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Driton Tali

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar disa statistika të rënies dtrastike të popullit serb.

Ai thotë se mortaliteti në Serbi është më i lartë se nataliteti.

Tali shton se në vitin 1991 në Serbi jetonin 7,822,915 serbë kurse në vitin 2020 u zvogëluan në 6,899,126.

Ai parasheh rënie edhe më të madhe deri në vitin 2050.

Postimi i plotë:

Serbia që nga vitet 90'ta mortalitetin e ka më të lartë se natalitetin. Fertiliteti i grave serbe ka ra në 1.44 fëmijë d.m.th., 0.56 popullit serb i mungon për ta mbajtur nivelin egzitues për mos të folur për rritje e cila duhet të jëtë mbi 2 fëmijë.

Ky trend do të vazhdojë me rënije edhe më drastike. Sipas parashikimeve demokrafike populli serb do të ketë rënie në 23.8 % ka viti 2050.

Mosha mesatare  tashti është 43 vjet (në Kosovë është 29 vjet) me parashikime të rritjes së vazhdueshme të plakjes së popullatës.

Kësaj duhet shtuar edhe emigrimin e të rinjëve në Perendim që është shumë vivid.

Në vitin 1991 në Serbi jetonin 7,822,915 serbë kurse në vitin 2020 u zvogluan në 6,899,126.

Veç thash t'iu tregoj këto statistika disave që po flasin në superlativ për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat