Braktisin detyrën edhe dy policë në veri

Aktuale

Braktisin detyrën edhe dy policë në veri

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Të martën në stacionin policior në Mitrovicën e Veriut, për dallim prej ditëve të mëparshme, nuk janë parë policë të komunitetit serb, duke i dorëzuar pajisjet e tyre.

Megjithatë, sipas informacioneve të RTK-së brenda policisë në këtë stacion, sot deri në orët e pasdites, pajisjet zyrtare i kanë dorëzuar vetëm dy policë, ndërkohë numri total, deri më tani që kanë dorëzuar detyrën është 170 persona.

Ndërkohë, gjyqtarët, prokurorët dhe personeli tjetër gjyqësor kanë paraqitur gjithashtu dorëheqjet e tyre.

Krej ky largim i policëve, por edhe kryetarëve të katër komunave veriore, si edhe gjyqtarëve e prokurorëve, vjen si rezultat i pakënaqssisë ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për riregjistrim të veturave, në mënyrë që nga targat ilegale “KM” tëe kalojnë në ato “RKS”.

Ndërkohë, edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, puna ka vazhduar normalisht si çdo ditë tjetër.

Në përgjithësi, situata në këtë pjesë të Republikës është e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat