Haradinaj për gjendjen në Veri: Kurti e “Sveklla” janë të papjekur për këto situata

Aktuale

Haradinaj për gjendjen në Veri: Kurti e “Sveklla” janë të papjekur për këto situata

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.

Sipas Haradinajt, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilit ai i është referuar vetëm si “Sveklla”, janë të papjekur e të papërgatitur për t’u përballur me situata të tilla.

“Nuk mundesh me shku në incidente në veri, duke të thanë Amerika ma. Duhet me kuptu këtë. Nëse amerikanët të thonë ma, e ti po shkon e po e tregon të fortin në veri, nuk është Kurti që e ka tregu najherë të fortin. Kurti ka përfundu në burg, Kurti ka përfundu gatitun para flamurit lara-lara, Kurti ka përfundu poashtu me Vuçiqin. Nuk është Kurti që kryen punë të sigurisë, nuk i kupton, nuk i njeh, nuk e din rëndësinë e këtyre temave, pra është i papjekun në këto situata. Si Kurti, si Sveklla, si gjithë këta janë të papjekun…Po, Sveklla”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat