Banda që terrorizoi pompat e derivateve gjatë verës, dalin emrat e 6 pjesëtarëve

Aktuale

Banda që terrorizoi pompat e derivateve gjatë verës, dalin emrat e 6 pjesëtarëve

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të rinj nga 18 në 21 vjeç kanë terrorizuar gjatë muajve të verës disa nga pompat e derivateve në vend. Të maskuar dhe të armatosur ata kanë arritur disa herë të grabisin shuma të parave. Insajderi sjell detajet e disa prej rasteve ku janë përfshirë të dyshuarit që tashmë gjenden në paraburgim.

Më 7 nëntor, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim për masën e paraburgimit kundër Valmir Shalës, Lorik Drenicës, Zenel Emërllahut, Fatlum Shamollit, Bleron Mejzinollit dhe Endrit Shalës.

Të njëjtit do të qëndrojnë 30 ditë në paraburgim, që i bie deri më 4 dhjetor të muajit të ardhshëm pasi dyshohen për veprat penale: grabitje dhe bashkëkryerje në tentativë; mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve; dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Lorik Drenica dhe Zenel Emërllahu më 5 shtator rreth orës 22:30, të armatosur dhe të maskuar, kanë shkuar në pompën e derivateve “Menar” që gjendet në Rusinovc të Lipjanit, thotë dosja e Prokurorisë.

Derisa njëri ka bërë roje, tjetri është futur në lokal dhe ka shtënë më armë në drejtim të tavanit, e më pas ka arritur që nga i dëmtuari të marrë shumën 500-1000 euro dhe kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, saktëson dosja e Prokurorisë.

Pak para kësaj date, më 22 gusht 2002, Drenica e Emërllahu se bashku me Valmir Shalën, rreth orës 4 të mëgjesit kanë shkuar në pompën e derivateve “Exfis” që gjendet në Komoran, po ashtu të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur 10 mijë euro nga xhepi i viktimës, vazhdon dosja e Prokurorisë.

Më pas i marrin edhe 800 euro, dhe më shpejtësi largohen nga vendi i ngjarjes, shkruan në dosjen e Prokurorisë.

Në gusht, Drenica dhe Emërllahu sërish grabisin pompën “Ibrahimi Petroll” që gjendet në Lipjan. Si zakonisht të maskuar dhe të armatosur ata arrijnë të marrin 400 euro dhe të ikin me shpejtësi, zbulon dosja e Prokurorisë.

Më 25 korrik, të pandehurit kanë grabitur edhe 13 mijë euro në “Exfis” në Komoran, derisa në një rast tjetër, më 1 gusht 2022, ata kanë tentuar sërish ta grabisin “Exfis”, por pasi kanë parë një patrull të Policisë kanë ikur nga vendi i ngjarjes, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat